Chelsea mund Sheffieldin, Silva shënon golin e parë në Premier Ligë

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 21:08
Chelsea mund Sheffieldin, Silva shënon golin e parë në Premier Ligë

Chelsea ka fituar me rezultat 4-1 kundër Sheffield United në Stamford Bridge. Chelsea në fillim të ndeshjes ishte në disavantazh, por mandej ata u kthyen duke shënuar katër gola, në mesin e këtyre katër golave shënuan tri blerjet e verës së Chelsea, Werner, Chilwell dhe Thiago Silva

Chelsea e ka mposhtur pa problem skuadrën e Sheffield United.

 

https://streamable.com/naiw6g

 

Ky takim nisi shumë keq për vendasit pasi që ata u gjendën në disavatazh që në minutën e 9, ku McGoldrick shënoi një gol të bukur me thembër.

Chelsea do të kthehej në lojë në minutën e 23-të ku pas krosimit të Kovacic në zonë gol shënon Tammy Abraham.

https://streamable.com/17flvc

Në minutën e 34-të në skenë do të dalin dy blerjet e reja të Chelsea. Hakim Ziyech do të krosonte në zonë për Ben Chilwell dhe ky i fundit do ta shënonte gol në portën e Sheffield.

https://tiger.cdnja.co/v/ew/ew1mq.mp4?secure=J4hB4UFBF-weplWS7VFXtw&expires=1604788200

Dy golat tjerë të sigurisë erdhën në minutën e 77-të ku do të shënonte Thiago Silva. Tre minuta pas tij do të shënonte edhe Timo Werner, që po vazhdon formën e tij të mirë me Blutë e Londrës.

https://tiger.cdnja.co/v/3n/3nwmz.mp4?secure=qJuhbervZoEXSqsLco3WnA&expires=1604788200

Pas xhiros së 8, Chelsea është në vendin e tretë më 15 pikë, një pikë më pak se Southampton dhe Liverpool që mbajnë vendin e parë përkatësisht të dytë në Premier Ligë. 

(Kosova Sot Online)