Real Madridi i gatshëm t’i shpenzojë 100 mln euro për Haalandin

  • E.K /
  • 08 November 2020 - 14:32
 Real Madridi i gatshëm t’i shpenzojë 100 mln euro për Haalandin

Real Madridi e ka zgjedhur tashmë qendërsulmuesin e të ardhmes dhe ai është norvegjezi Erling Haaland, i cili po shkëlqen edhe në këtë fillim sezoni me Borussia Dortmundin.

Autori i 10 golave nw Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve në vetëm pak javë pëlqehet shumë nga presidenti i Los Blancos Florentino Perez, i cili sipas mediave spanjolle pritet të ofrojë 100 milionë euro për shtatlartin.

80 milionë euro do të shkonin në arkat e Dortmundit dhe 20 milionë euro të tjera si komision për futbollistin.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigja e Dortmundit që pretendon shumë më tepër para për Haaland.

(Kosova Sot Online)