Atalanta – Inter: Conte kërkon ta ruajë hapin për titull me rivalët

  • G.G /
  • 08 November 2020 - 15:18
Atalanta – Inter: Conte kërkon ta ruajë hapin për titull me rivalët

Atalanta e pret Interin në një ndeshje të dy skuadrave në formë jo të kënaqshme këtë fillim sezon.

Takimi i javës së shtatë mes Atalantas dhe Interit në Bergamo, nis në orën 15:00.

Skuadra nga Bergamo vjen pas një humbjeje të thellë 5:0 kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve në mesjavë.

As Interi i Antonio Contes nuk kaloi më mirë, pasi u mposht nga Real Madridi 3:2 në Madrid të mërkurën.

Atalanta nuk ka fituar në tri ndeshjet e fundit në shtëpi dhe ngel katër pikë prapa liderit, Milan.

Interi, që barazoi me Parmën në ndeshjen e fundit në shtëpi, ka vetëm një pikë më pak se kundërshtari i sotëm dhe renditet në vendin e gjashtë.

Formacionet zyrtare:

Atalanta: Sportiello; Toloi, Romero, Djimsiti; Hateboer, Freuler, Pasalic, Ruggeri; Malinovskyi, Gomez; Duvan Zapata

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Vidal, Brozovic, Young; Barella; Alexis Sanchez, Lautaro Martinez

(Kosova Sot Online)