Tottenhami i Mourinhos lider i Premierligës, pas fitores kundër West Bromit

  • G.G /
  • 08 November 2020 - 15:19
Tottenhami i Mourinhos lider i Premierligës, pas fitores kundër West Bromit

Tottenhami e ka mposhtur 1:0 West Bromin falë një goli të vonshëm të Harry Kane, duke e rrëmbyer kreun e Premierligës të paktën përkohësisht.

Tottenhami i mungoi kreativiteti për shumicën e ndeshjes në Hawthorns, me West Bromin që ishte më i mirë sidomos në pjesën e parë dhe i kishte gjashtë goditje në portë krahasuar me një të Spurs.

Skuadra e Mourinhos u përmirësua në pjesën e dytë dhe ia doli ta fitojë ndeshjen. Një moment ngurrimi i portierit kundërshtar Sam Johnstone ia mundësoi sulmuesit anglez Kane ta shënojë golin e triumfit për Tottemhamin në minutën e 88-të.

Ky ishte goli i tij i 150-të në Premierligë dhe bën që Tottenhami të ngrihet në pozitën e parë në Premierligë.

Tottenhami tani k 18 pikë në vendin e parë, një më shumë se Leicester City në vendin e dytë dhe një më shumë se Liverpooli në pozitën e katërt.

Kampioni në fuqi, ndeshjen e kësaj jave e zhvillon sot më vonë kundër Manchester City. 

(Kosova Sot Online)