Mësohet se kur do të rikthehet Kimmich nga lëndimi i rëndë

  • G.G /
  • 09 November 2020 - 10:21
Mësohet se kur do të rikthehet Kimmich nga lëndimi i rëndë

Bavarezët kanë pranuar lajme të këqija nga kampi mjekësor për lojtarin e tyre Joshua Kimmich, i cili do të mungojë deri në muajin janar

Ylli i Bayern Munich, Joshua Kimmich, do të mungojë deri në vitin 2021 pas operacionit të suksesshëm në gju.

25-vjeçarit i nevojitet edhe një operacion në miniskusin e djathtë pas lëndimit në ndeshjen kundër Dortmund të shtunën në Bundesliga, të cilën e fituan bavarezët me rezultat 3:2.

Te dielën mbrëma, Bayern njoftoi të dielën në faqen e tyre zyrtare se Kimmich nuk do të rikthehet nga lëndimi deri në janar.

Drejtori Sportiv i gjigantit gjerman, Hasan Salihamidzic, ka premtuar që klubi do të qëndrojë prapa mesfushorit deri në shërimin e tij

“Ne jemi të lumtur që Joshua do të jetë i gatshëm për ne përsëri në disa javë”, tha Salihamidizic

“Ne do t’i japim përkrahjen më të mirë atij gjatë rikuperimit”.

Por edhe trajneri i Bayernit, Hansi Flick tregoi për rëndësinë e Kimmich në skuadër

“Ai është një lojtar i veçantë për ne në atë pozicion”, tha Flick.

Bayern Munich nuk do të luajë deri më 21 nëntor, ku do të ndeshen me Werder Bremen në Bundesligë, pasi tani do të zhvillohet ndeshjet e kombëtareve.

(Kosova Sot Online)