Ylli Real Madridi e thyen shputën e këmbës

  • E.K /
  • 09 November 2020 - 15:37
 Ylli Real Madridi e thyen shputën e këmbës

Real Madridi ka konfirmuar se mesfushori i vet uruguaian Federico Valverde e ka thyer shputën e këmbës.

Valverde luajti 76 minuta në humbjen e Real Madridit kundër Valencias në Mestalla të dielën, para se të zëvendësohej nga Toni Kroos.

Skuadra e Zinedine Zidane e humbi ndeshjen me rezultat të thellë 4:1, me Carlos Soler që shënoi het-trik me penallti dhe Raphael Varane që shënoi autogol.

Madridi njoftoi sot se Valverde pësoi lëndim të rëndë gjatë asaj ndeshjeje në fundjavë, i cili mund ta lërë atë jashtë fushës për një kohë të gjatë, por pa specifikuar sa saktësisht.

“Pas testeve të bëra në lojtarin tonë, Federico Valvderde, nga Shërbimi Mjekësor i Real Madridit, ai është diagnostikuar me një thyerje në ashtin e sipërm të shputës së këmbës së djathtë”, thuhet në njoftimin e gjigantit spanjoll.

“Riaftësimi i tij do të vazhdojë të vlerësohet”, thuhet tutje në njoftim.

(Kosova Sot Online)