Mësohet gjendja shëndetësore e Eto’o, pas aksidentit të frikshëm më makinë

  • E.K /
  • 09 November 2020 - 15:24
 Mësohet gjendja shëndetësore e Eto’o, pas aksidentit të frikshëm më makinë

Ish-kapiteni i Kamerunit, Samuel Eto’o, ka shpëtuar pa u lënduar nga një aksident me makinë të dielën.

39-vjeçari po udhëtonte nga Douala drejt Bafoussam në Kamerun kur makina e tij “4×4” me të cilën po udhëtonte u përplas kokë me kokë me një autobus.

Një zëdhënës i ish-sulmuesit të Interit dhe Barcelonës ka thënë për BBC Sport Africa se Eto’o nuk e ka pësuar asnjë lëndim dhe kjo është konfirmuar pas vizitës së tij në spital për kontroll.

Eto’o ka vendosur të mos e padisë shoferin e autobusit, i cili kishte bërë përpjekje të ikte nga vendi i ngjarjes para se të arrestohej nga policia.

Në vend se ta padiste, Eto’o është parë duke i folur butësisht shoferit dhe duke i bërë thirrje të vozisë me më shumë kujdes.

(Kosova Sot Online)