Skuadra e trajnerit Steven Gerrard, me rezultate të frikshme këtë sezon

  • G.G /
  • 09 November 2020 - 15:43
Skuadra e trajnerit Steven Gerrard, me rezultate të frikshme këtë sezon

Skuadra e drejtuar nga Steven Gerrard, Rangers, në 14 xhirot e para në ligen skoceze është e pa mposhtur, duke arritur 12 fitore dhe dy barazime, me 37 gola të shënuara dhe vetëm tri të pësuara.

Ndërsa në Europa League është duke kryesuar tabelën me shtatë pikë të grumbulluara në tri ndeshje, së bashku me skuadrën e Benficas.

Rangers vitin e kaluar përfundoi e dyta pas skuadrës së Celticut, ku në 29 ndeshje kishte grumbulluar 67 pikë, apo 13 pikë më pak se kampioni por që kishte edhe një ndeshje më pak.

Këtë sezon në tabelë janë para kampionit në fuqi me nëntë pikë më shumë por që skuadra e Celticut ka dy ndeshje më pak.

(Kosova Sot Online)