“Pogba nuk mund të jetë i lumtur me situatën në Manchester United”

  • E.K /
  • 09 November 2020 - 18:49
 “Pogba nuk mund të jetë i lumtur me situatën në Manchester United”

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, nuk beson se Paul Pogba është i lumtur me situatën te Manchester United.

Ai është larg formës së dikurshme, derisa në ndeshjet e fundit është aktivizuar nga stoli.

Pogba dëshironte të largohet për Real Madridit, por Ole Gunnar Solskjaer nuk e lejoi atë.

“Nuk kam asnjë këshillë për të”, tha Deschamps në konferencë për media.

“Ai është në një situatë te Manchester United ku s’mund të jetë i kënaqur me minutat që po luan dhe pozicionin në fushë. Nuk është në momentet më të mira”.

“Lëndimet i pësoi një pas një, pastaj e goditi rëndë COVID-19. Ai duhet të gjejë forcën”.

Me mua s’ka asnjë problem, do ta ndihmoj aq sa mundem. Nuk është e lehtë kurrë për një lojtar të jetë në atë pozicion. Do të flas me të, do të më tregoj gjëra, si ndihet, dhe unë gjithashtu do t’i them çfarë shoh dhe ndjej”.

(Kosova Sot Online)