Menaxheri i Benzemas e kritikon bashkëlojtarin e tij: Varane ka mbetur hija e vetvetes

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 09:43
Menaxheri i Benzemas e kritikon bashkëlojtarin e tij: Varane ka mbetur hija e vetvetes

Karim Djaziri, menaxheri i Karim Benzemas, është kapur duke bërë kritika të ashpra ndaj Raphael Varane në rrjetet sociale, pas humbjes së Real Madridit 4:1 kundër Valencias të dielën.

Mbrojtësi francez e shënoi një autogol në këtë humbje, gjë që e nxiti Djazirin – përfaqësuesin e Benzemas – të reagojë në Twitter.

“Që pas ndeshjes kundër Man City, ai ka mbetur vetëm hija e vetvetes”, tha Djaziri për Varane, duke iu referuar gabimeve të tij në humbjen e Real Madridit kundër City në Ligën e Kampionëve në gusht.

Varane është ftuar nga Difier Deschamps për ndeshjet e Francës këtë muaj.

Ndërsa, Benzema nuk ka luajtur për Francën që prej se i prishi marrëdhëniet më 2015. 

(Kosova Sot Online)