Qasja e Messit ndaj Griezmann e tmerrshme; ai sillet si perandor, thotë ish-agjenti i francezit

  • S.A /
  • 10 November 2020 - 11:33
Qasja e Messit ndaj Griezmann e tmerrshme; ai sillet si perandor, thotë ish-agjenti i francezit

Eric Olhats, ish-menaxheri i Antoine Griezmann, e ka akuzuar kapitenin e Barcelonës, Lionel Messi, se po sillet si perandor jashtë dhe brenda fushës në Camp Nou dhe se ka qasje të tmerrshme ndaj bashkëlojtarit të vet francez. Griezmann, fitues i Kupës së Botës me Francën më 2018, iu bashkuar Barcelonës në verën e vitit 2019. Barcelona pati shumë vështirësi t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit francez dhe ia doli ta rrëmbejë atë nga Atletico Madridi vetëm falë këmbënguljes dhe marrëveshjes së majme.

Por Griezmann është duke hasur në vështirësi të ketë çfarëdo ndikimi në skuadrën e Barçës që prej atëherë.

Olhats këmbëngul se fajin për këtë s’e ka mungesa e përpjekjeve nga 29-vjeçari.

Sipas tij, figura të larta ta caktuar në Barçën ia kanë vështirësuar jetën në Camp Nou atij.

Ai madje e ka akuzuar Messin se ka pushtet shumë të madh në klub.

“Antoine mbërriti në një klub që ishte në vështirësi, ku Messi ka qëndrim për gjithçka”, tha Olhats për France Football.

“Messi është perandor dhe monark në të njëjtën kohë dhe nuk e kishte pritur mirë ardhjen e Antoine”, shtoi ai.

“Qasja e tij ka qenë e tmerrshme, kështu e ka bërë atë të ndihet. Unë gjithmonë e kam dëgjuar Antoinen duke thënë se nuk ka probleme me Messin, por kurrë të kundërtën. Unë mendoj se Messi e kërkoi largimin nga klubi për të parë se çfarë roli e kishte ende si lojtar vendimmarrës, sa i përket lojtarëve të cilët vijnë në klub dhe të cilët largohen, por në fund qëndroi. Ky është Messi klasik! I keq jashtë fushës aq sa është i mirë në fushë”, nënvizoi ai.

(Kosova Sot Online )