Superliga rikthehet në mesjavë me ndeshje mjaft interesante

  • S.A /
  • 10 November 2020 - 12:26
Superliga rikthehet në mesjavë me ndeshje mjaft interesante

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e katërt në Prince Caffe Superligë, ku do të ketë takime mjaft interesante. Sfidë interesante është përballja në mes rivalëve të vjetër, Peja dhe Bashkimi. Verdhezinjtë e kanë nisur për mrekulli edicionin e ri duke i shënuar tri fitore në tri ndeshjet e para, kurse ekipi Portokalli e ka një fitore dhe dy humbje. Andaj, kjo përballje në Pejë pritet të jetë mjaft interesante, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës. Rahoveci – Ponte Prizreni është një tjetër sfidë e fortë në kuadër të xhiros së katërt.

Vreshtarët kanë dy fitore dhe një humbje në edicionin e ri, kurse prizrenasit një fitore dhe dy humbje në tri ndeshjet e para. Ndeshje e madhe është edhe ajo në mes të Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, dy skuadra që shpresojnë të kenë një edicion sa më pozitiv. Bardhekaltrit e kanë një fitore dhe dy humbje, kurse therandasit dy fitore dhe një humbje. E Vëllaznimi dhe Trepça do të ndeshen të enjten, në ndeshjen e fundit të mesjavës. Këto dy skuadra në mesjavë i shënuan fitoret e para në kampionat dhe përballja në mes tyre do të jetë shumë interesante.

(Kosova Sot Online )