Drita – Prishtina, më shumë se derbi

  • S.A /
  • 10 November 2020 - 12:57
Drita – Prishtina, më shumë se derbi

Xhiroja e 12-të e Superligës do ta sjellë sot përballjen e madhe, Drita – Prishtina derisa derbi tjetër Ballkani – Gjilani është shtyrë

Superliga e futbollit e vazhdon këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 12-të, e cila ishte paraparë të luhej në fundjavë, por që u shty shkaku i COVID-19.

Kjo xhiro do ta sjellë derbin e madh, i cili do të luhet sot.

Rivalët e vjetër, Drita dhe Prishtina do të përballen në mes vete në ndeshjen kryesore të xhiros.

Kampionia e Kosovës do të mundohet t’i mbajë pikët në shtëpi për të mbetur në hap me liderin, Ballkani.

Nga ana tjetër, kryeqytetasit nuk kanë më vend për gabime pas startit jo dhe aq të mirë të sezonit. 

E ndeshja tjetër e madhe e kësaj xhiroje, Ballkani – Gjilani është shtyrë për shkak se disa futbollistë të këtyre dy ekipeve janë të angazhuar në ekipin kombëtar U-21 dhe A të Kosovës.

Llapi ndërkohë do të provojë t’i mbajë pikët në Podujevë në duelin që do ta ketë me Trepçën ’89.

Këtë xhiro do ta shohim edhe derbin lokal, Drenica – Feronikeli.

Ndërsa, ndeshje e paqartë duket të jetë ajo ndërmjet Arbërisë dhe Besës.

(Kosova Sot Online )