Dy shqiptarë luajnë rolin e Zlatan Ibrahimovicit, në filmin për jetën e tij

  • E.K /
  • 10 November 2020 - 22:14
 Dy shqiptarë luajnë rolin e Zlatan Ibrahimovicit, në filmin për jetën e tij

Një film që bazohet në biografinë e Zlatan Ibrahimovic, “I Am Zlatan”, do të lansohet më 2021, me aktoret që do të luajnë Ibrën e ri dhe të vjetër që tashmë janë gjetur. Në të pritet që të luajnë edhe dy aktorë shqiptar.

Jeta e yllit të 39 vjeçarit do të paraqitet në një film me skenar të Jakob Beckman dhe David Lagercrantz kurse regjia punohet nga Jens Sjogren.

Do të jenë dy aktorë që do ta luajnë Zlatanin.  Dominic Bajraktari Andersson që do ta luajë rolin e Ibrahimovic nga mosha 11-13 vjeç derisa Granit Rushiti është aktori tjetër që do ta luajë Ibrën nga mosha 17-23 vjeç.

Xhirimet tashmë kanë filluar në tetor dhe do të vazhdojnë në Amsterdam kurse premiera e filmit pritet të jepet në vjeshtën e vitit 2021.

“Ibrahimovic është më shumë se një lojtarë: ai është një lider i pastër, një ikonë legjendare, në një mënyrë një qenie që nuk mund të replikohet”, ka thënë producenti i filmit Andrea Occhipinti.

“Përralla e kësaj legjende bashkëkohore që u rrit më se shumti në Itali nuk mund të mos bëhej film për ekranin e madh të kinemasë”.

(Kosova Sot Online)