“Pochettino do të ishte trajner perfekt për United”

  • E.K /
  • 10 November 2020 - 22:22
 “Pochettino do të ishte trajner perfekt për United”

Mauricio Pochetino në stolin e Manchester United do të ishte “perfekt” për Manchester United, thotë Andros Townsend, duke e cilësuar atë si një trajner të “jashtëzakonshëm” që do ta plotësonte kutinë e skuadrës nga Old Trafford.

Për momentin nuk ka mungesë trajneri atje, me Ole Gunnar Solskjaer që mbetet në krye të Red Devils.

Pyetje, megjithatë, që bëhet shpesh është se sa do t’i zgjas atij karriga me këtë jo konsistencë në rezultate pas të përfundojnë ndeshjet e Kombëtareve.

A do të shkarkohet Solskjaer dhe ku shumica mendojnë se vendin e tij do ta zë Pochettino.

“Mendoj se ai do të ishte perfekt për stolin e United sidomos në rritjen e lojtarëve të rinj që vinë nga klubi”, ka thënë ish futbollisti i Spurs për talkSPORT.

“Ata vazhdimisht kanë prurje nga akademia. Ai është perfekt që ti adaptojë ata dhe të krijojë kështu lojtarë klasi botërorë ashtu sikurse bëri sa ishte në Spurs”.

“Por, edhe Ole ka bërë punë të mirë: Ai drejtoi anijën kur erdhi, e cila përmbytej. Ai është një dishepull i Sir Alex Ferguson dhe po ndërtonte një skuadër edhe për të ardhmen, edhe pse e ka të vështirë”.

(Kosova Sot Online)