Klubi anglez do t’ia mësyjë Rashicës në janar

  • S.A /
  • 11 November 2020 - 14:15
Klubi anglez do t’ia mësyjë Rashicës në janar

Klubi anglez nuk është dorëzuar ende për yllin kosovar, e ka konkurrent Bayer Leverkusenin

Milot Rashicës i dështuan krejt opsionet në afatin kalimtar të verës.

Për këtë arsye, yllit kosovar iu desh ta vazhdojë eksperiencën në Werder Bremen, së paku për një gjysmë sezoni tjetër.

E tash kur muaji janar po afron, klubet e njohura evropiane i kanë kthyer prapë sytë kah përfaqësuesi kosovar.

Mediat britanike shkruajnë se Aston Villa nuk është dorëzuar ende për 24 vjeçarin.

Klubi i Premierligës e donte ish-futbollistin e Vushtrrisë dhe Vitesses edhe gjatë verës, por në fund dështoi gjithçka shkaku i rrogës së lojtarit.

Tash, klubi nga Birminghami pritet ta bëjë një tentim të dytë për futbollistin e krahut.

Aston Villa duhet t’i ofrojë 20 deri në 25 milionë euro për lojtarin ofanziv.

Mirëpo, klubi anglez së pari duhet ta mposhtë konkurrencën e Bayer Leverkusenit, i cili po ashtu do të tentojë për Rashicën në afatin kalimtar të janarit.

Kuqezinjtë e shohin Milotin si zëvendësues ideal të yllit Kai Havertz, i cili iu bashkua Chelseat.

Werderi nga ana e tij është i interesuar për ta shitur futbollistin këmbëshpejtë për shkak të krizës financiare që e ka kapluar klubin nga Bundesliga.

Rashica nuk shfaqi formë solide këtë vit, ndërsa e përshkuan edhe lëndimet.

Futbollisti kosovar i ka realizuar 24 gola në 77 paraqitje për Bremenin, ndërkohë që i ka dhuruar edhe 14 asistime.

Në sezonin e fundit i realizoi 11 gola dhe i bëri 8 asistime. 

(Kosova Sot Online )