Ronaldo po e mendon kthimin në Manchester United

  • S.A /
  • 11 November 2020 - 14:21
Ronaldo po e mendon kthimin në Manchester United

Cristiano Ronaldo është duke e menduar kthimin në Manchester United, pasi klubi nga Premierliga i ka nisur bisedimet për ta riblerë atë.

Përfaqësuesi i Portugalisë është duke e kaluar sezonin e tretë në Juventus, të cilit iu bashkua nga Real Madridi në verën e vitit 2018. Gjatë javës së fundit është raportuar në Itali se Juventusi po kërkon ta largojë Ronaldon në fund të këtij sezoni, ndërsa ka zëra që ia ka ofruar atë Paris Saint-Germainit në shkëmbim të Neymarit.

Por, sipas ESPN-së dhe Fox Sportit në Argjentinë, Unitedi i ka filluar tashmë bisedimet për ta kthyer Ronaldon në klub në fund të këtij sezoni.

Ronaldo do ta vlerësojë ofertën e Unitedit, derisa Juventusi është i hapur ta lërë atë të largohet pa ndonjë pengesë.

Ronaldo i kaloi gjashtë vjet në Old Trafford, pasi iu bashkua Unitedit nga Sporting Lisbon në moshën 18-vjeçare në vitin 2003.

Nën udhëheqjen e trajnerit legjendar Sir Alex Ferguson, Ronaldo u zhvillua për t’u bërë njëri prej futbollistëve më të mëdhenj në botë dhe i ndihmoi Unitedit t’i fitojë tre tituj në Premierligë, një në Ligën e Kampionëve dhe një në FA Cup.

Në vitin 2008, Ronaldo u bë lojtar i parë i Unitedit që e fiton Topin e Artë që prej George Best më 1968.

Më 2009 ai iu bashkua Real Madridit dhe e vulosi mbizotërimin e tij në botën e futbollit përkrah Lionel Messit. 

(Kosova Sot Online )