“Dardanët” udhëtojnë me rekuizita speciale për në “Elbasan Arena”

  • S.A /
  • 11 November 2020 - 14:24
“Dardanët” udhëtojnë me rekuizita speciale për në “Elbasan Arena”

Ekipi kombëtar i Kosovës do të mbështetet edhe sot nga “Dardanët”.

Tifozët besnikë kosovarë e kanë marrë rrugën drejt Shqipërisë në përkrahje të Verdhekaltërve.

Dhe, “Dardanët” kanë udhëtuar me rekuizita speciale për në “Elbasan Arena”, ku do të zhvillohet miqësorja vëllazërore me Kombëtaren shqiptare.

Kampanja “Bëhu Zëri Im” është pjesë e rekuizitave të “Dardanëve”, në përkrahje për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ndeshja në mes të Shqipërisë dhe Kosovës do të fillojë në orën 16:00. 

(Kosova Sot Online )