Shqipëria më e mirë se Kosova në pjesën e parë

  • S.A /
  • 11 November 2020 - 16:52
Shqipëria më e mirë se Kosova në pjesën e parë

Shqipëria dhe Kosova janë duke zhvilluar një miqësore në Elbasan Arena

Ka përfunduar pjesa e parë Shqipëri-Kosovë në Elbasan Arena, ku Shqipëria është duke fituar me rezultat 1-0.

Fillimi i pjesës së parë ishte më i mirë për Kosovën të cilët patën disa depërtime në zonë por pa arritur që ta rrezikojnë seriozisht portën e Berisha.

Pas minutës së 20-të, Shqipëria ishte më e mirë dhe pati disa dalje përpara me Seferin dhe Uzunin.

Goli për Shqipërinë erdhi në minutën e 31-të dhe ishte një depërtim fenomenal i Uzunit, që kaloi Amir Rrahmanin pothuajse pa asnjë problem për të pasuar për Bekim Balajn.

Ky i fundit nuk e pati problem për të shënuar në portën e Muriqit.

Në minutat e mbetur Shqipëria kishte edhe një mundësi të mirë për të shënuar derisa pesë minutat e fundit Lirim Kastrati pati një depërtim të mirë nga e djathta për të pasuar për Muriqin por ky i fundit shkaktoi faul në Berishën.

Edhe me posedimin e topit Shqipëria ishte më mirë se Kosova ku gjatë pjesës së parë e pati topin në këmbë për 57 për qind. 

(Kosova Sot Online )