Spektakël golash në miqësoren Turqi-Kroaci

  • E.K /
  • 11 November 2020 - 21:50
 Spektakël golash në miqësoren Turqi-Kroaci

Turqia dhe Kroacia kanë zhvilluar një ndeshje miqësore ku janë shënuar gjashtë gola për rezultat 3-3. Ishte një ndeshje spektakël ku gjatë ndeshjes disa herë pati kthesa në lojën e të dyja Kombëtarëve

Turqia dhe Kroacia kanë dhuruar sonte spektakël në një ndeshje miqësore që është mbajtur në Stamboll të Turqisë.

Golat do të fillonin që të shënoheshin që në minutën e 23-të ku nga penalltia shënon Cenc Tosum.

Pa kaluar 10 minuta, Kroacia barazon me anë të Budimir në minutën e 32-të.

Turqia do të shkon në pushim të pjesës së parë me një epërsi të lehtë pasi që Turuc shënon gol të bukur në minutën e 41 pas një superasistimit nga Erkin.

Pjesa e dytë nis shumë më mirë për Kroacinë, të cilët edhe përmbysin rezultatin.

Pasalic do të shënonte në minutën e 53-të për ta barazuar rezultatin.

Kroacia do të kalonte në epërsi tre minuta më vonë ku do të shënonte Berkalo.

Por kalimi në epërsi për kroatët do të zgjaste vetëm dy minuta pasi që rezultatin do ta barazonte Cengiz Under në minutën e 58-të duke shënuar një supergol.

Miqësorja Turqi-Kroaci zhvillohet para dy ndeshjeve të fundit në Ligën e Kombeve që do të zhvillohen këtë javë dhe javën tjetër të muajit nëntor.

(Kosova Sot Online)