Veprimi shqetësues i Asensios që e ka çmendur Enriquen

  • S.A /
  • 12 November 2020 - 11:05
Veprimi shqetësues i Asensios që e ka çmendur Enriquen

Nuk u ftua për ndeshjet e tetorit, derisa për ato të shtatorit u largua nga grumbullimi pasi ndjeu disa shqetësime në gjurin e operuar pas këputjes së ligamenteve.

Fjala është për Marco Asension, që edhe në ndeshjet e nëntorit nuk u ftua nga Luis Enrique, por në fund iu bashkua ‘La Rojas’ pasi Ansu Fati i Barcelonës liroi vendin në Spanjë pas lëndimit me Barcelonën.

Një ndër arsyet ndoshta që Enrique nuk e kishte ftuar Asension ishte edhe ajo që ndodhi mbrëmë, sipas AS.

Në miqësoren me Holandën, që u mbyllë 1-1, Asensio pati fajin me të madh të goli i pranuar.

Nga një aksion aspak premtues, vendasit shënuan për të barazuar, pasi Marco Asensio ani pse e shikoi dhe pa Van de Beekun duke u inkuadruar nga plani i dytë, nuk e ndjeku atë dhe mesfushori i Manchester United në fund ishte i vetëm i lirë në zonë dhe pa ndonjë problem realizoi për 1-1, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Për këtë veprim të Asensios mediat në Spanjë vazhdojnë të raportojnë, pasi nuk janë të kënaqur me përkushtimin e anësorit të Real Madridit.

(Kosova Sot Online )