Detaje nga zhveshtorja e Barçës: Rakitic tregon se çfarë lidhje kanë Messi e Griezmann

  • S.A /
  • 12 November 2020 - 12:54
Detaje nga zhveshtorja e Barçës: Rakitic tregon se çfarë lidhje kanë Messi e Griezmann

Ivan Rakitic i ka hedhur poshtë thashethemet se Lionel Messi dhe Antoine Griezmann nuk kalojnë mirë në Barcelonë, duke treguar se ka qenë dëshmitar i lidhjes së tyre gjatë kohës së ishte pjesë e zhveshtores në Camp Nou. Që prej se Griezmann iu bashkua Barçës nga Atletico Madridi më 2019 ka pasur thashetheme se ai nuk është mirëpritur nga Messi dhe se po kalon nëpër një periudhë të vështirë që gjoja ka ndikuar në formën e tij në fushë. Është pritur që 29-vjeçari të lulëzojë, por ka ndodhur e kundërta deri tani dhe Griezmann është akuzuar se po dështon t’i përshtatet lojës së Messit.

Rakitic, megjithatë, thotë se nuk ka asnjë problem mes dyshes sulmuese në Camp Nou.

Mesfushori kroat ishte bashkëlojtarë i Messit dhe Griezmannit sezonin e kaluar, para se të kthehej në Sevilla këtë verë.

“Nga ajo që unë e kam parë, ata dy kalojnë shumë mirë. Unë kaloja shumë mirë me Leon dhe Antoinen. Ata pinë mate së bashku dhe kalojnë shumë kohë bashkë në zhveshtore”, tha Rakitic.

“Nëse të dy fillojnë të shënojnë shumë gola, nuk do të ketë thashetheme për ta më. Unë nuk brengosem, sepse ata janë djem fantastikë. U uroj të gjitha të mirat atyre”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )