Operohet Gomez, do të mungojë gjatë bashkë me Van Dijk dhe Fabinho

  • S.A /
  • 12 November 2020 - 14:19
Operohet Gomez, do të mungojë gjatë bashkë me Van Dijk dhe Fabinho

Mbrojtësi i Liverpoolit, Joe Gomez, e ka operuar me sukses lëndimin e gjurit dhe me gjasë do të mungojë në shumicën e ndeshjeve të këtij sezon, ka njoftuar klubi i të kuqve. Gomez u lëndua të mërkurën derisa po stërviste me Anglinë para ndeshjes miqësore kundër Republikës së Irlandës të enjten. Liverpooli ka njoftuar se 23-vjeçari e ka operuar me sukses tendonin në gjurin e majtë.Gomez i bashkohet Virgil van Dijkut dhe Fabinhos në listën e të lënduarve.

“Problemi i Gomezit me tendon u izolua, pa u bërë ndonjë dëm në ligamentet e tjera lidhëse,” ka thënë Liverpooli në një komunikatë për media. “Nuk është caktuar ndonjë afat kohor për rikthimin e tij, edhe pse ky problem me gjashtë do ta lërë atë jashtë për pjesën më ta madhe të këtij sezoni 2020/21”, thuhet tutje në njoftim. Liverpooli ka mbetur pa ndonjë qendërmbrojtës senior praktikisht. 

(Kosova Sot Online )