Loja vetjake e Zhegrovës, momenti kur ia shkatërron nervat Hadërgjonajt

  • S.A /
  • 12 November 2020 - 14:24
Loja vetjake e Zhegrovës, momenti kur ia shkatërron nervat Hadërgjonajt

Kjo nuk është Kosova e viteve më parë, nuk është Kosova e 14 ndeshjeve pa humbje – është një Kosovë krejt ndryshe, tani për tani.

Ishte vetëm miqësore me Shqipërinë, por ndeshje të tilla thonë shumë për atë që futbollistët japin në fushë, për frymën në skuadër.

‘Dardanët’ kanë qenë një grup i vetëm, një skuadër e vërtet, çka edhe solli rezultate duke iu afruar në dy ndeshje Kampionatit Evropian, por ndeshjet e fundit janë për t’u harruar pasi Kosova ka pësuar gjashtë humbje dhe regjistron dy barazime në miqësore dhe ndeshje zyrtare.

 

Kosova nuk bëri asgjë mirë në miqësoren me Shqipërinë, të cilën e humbi 2-1.

Futbollisti që më së shumti është kritikuar është Edon Zhagrova.

Ai njihet për lojën vetjake, për egoizmin në fushë dhe këtë e tregoi edhe mbrëmë.

Më së miri e paraqet video më poshtë ku Florent Hadërgjonaj i zhgënjyer priti që të kombinojë me Zhegrovën, por ky i fundit, ëndrra e të cilit vazhdon të jetë Barcelona – nuk e shikon fare atë dhe tenton të driblojë gjithë Shqipërinë, natyrisht nuk ka sukses.

Kosova vërtet po kalon nëpër një situatë kritike dhe po vuan për rezultate, me shpresën që shumë shpejt do të rikthehen aty ku ishin.

 

(Kosova Sot Online )