Vida pozitiv me COVID-19, Reali në alarm për Luka Modricin

  • S.A /
  • 12 November 2020 - 15:41
Vida pozitiv me COVID-19, Reali në alarm për Luka Modricin

COVID -19 është duke ua vështirësuar punën të gjithëve nëpër botë.

Natyrisht, nga ky virus është duke u prekur shumë edhe sporti, në veçanti futbolli.

Reali është alarmuar sërish për ndonjë futbollist pozitiv, pas Militaos, Casemiros dhe Hazardit.

Në grumbullimin e Kroacisë, mbrojtësi i Beskiktas, Domagoj Vida, ka dal pozitiv, me të cilin Luka Modric është duke u stërvitur që nga dita e marte.

Kjo ka alarmuar Realin pasi mund të jetë infektuar edhe kroati, që është pse 35-vjeçar, vazhdon të udhëtojë dhe të luajë me Kroacinë.

(Kosova Sot Online )