Zgjedhjet për president të Barcelonës mund të mbahen në janar

  • S.A /
  • 12 November 2020 - 15:38
Zgjedhjet për president të Barcelonës mund të mbahen në janar

Zgjedhjet e reja për president të klubit të Barcelonës pritet të mbahen në janar dhe për këtë janë caktuar tri data të mundshme, pas dorëheqjes së Josep Maria Bartomeut. Zgjedhje ishte paraparë të mbaheshin në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Por, pas problemeve financiare që e kanë goditur tani klubin katalonas dhe afatit kalimtar të janarit, është shqyrtuar mundësia që zgjedhjet të mbahen më herët.

Afati për dorëzimin e kandidaturave pritet të mbyllet së shpejti, me ish-presidentin Joan Laporata që thuhet se do të rikandidojë në fund të këtij muaji.

Zgjedhjet mund të mbahen në tri data gjatë muajit janar, më 16 dhe 17 janar, 23 dhe 24 janar apo më 30 dhe 31 janar.

Klubi gjendet ne një situatë të vështire financiare dhe së fundmi ka dështuar që të arrijë marrëveshje me lojtarët e vet për ulje të pagave edhe pas takimeve të shumta përsëri nuk arriti t’i bindë ata të pranojnë.

Gjiganti spanjoll ka njoftuar që COVID-19 i ka shkaktuar humbje financiare në vlerë prej 300 milionë eurove, prandaj kishte planifikuar që përmes zbritjes së pagave të futbollistëve të vet të përfitojnë nga një shumë prej 191 milionë eurove dhe me të ta paguajë një pjesë të borxhit.

(Kosova Sot Online )