Ben Yedder pozitiv për COVID-19, Barça alarmohet për Griezmannin dhe Lengleti

  • S.A /
  • 13 November 2020 - 12:09
Ben Yedder pozitiv për COVID-19, Barça alarmohet për Griezmannin dhe Lengleti

Wissam Ben Yedder, sulmuesi i Francës, ka rezultuar pozitiv pas testeve të bëra për COVID-19.

Kjo ka alarmuar edhe Barcelonën, që i ka dy lojtarë te Franca e Didier Deschamps, Clément Lenglet dhe Antoine Griezmann.

Ata kanë qenë së bashku në grumbullim për disa ditë, pasi po përgatisin ndeshjet për Ligën e Kombeve kundër Portugalisë dhe Suedisë.

Te Barcelona tanimë ekziston frika nëse futbollistët në fjalë mund të jenë frekuentuar shumë me shokun e tyre të Franca dhe mund të kenë marrë virusin. 

(Kosova Sot Online )