Si do të dukej lojtari perfekt sipas Trent Alexander-Arnold?

  • 13 November 2020 - 13:19
Si do të dukej lojtari perfekt sipas Trent Alexander-Arnold?

Si do të dukej lojtari perfekt sipas Trent Alexander-Arnold?

Lojtari perfekt i Arnold përbehet nga 7 lojtarë, me cilësitë e tyre beson që do të kompletonte lojtarin perfekt.

Ylli i skuadrës angleze, Liverpool, Trent Alexander-Arnold,në një intervistë për “Goal” ka zgjedhur lojtarin e kompletuar sipas tij, që do të ishte një kampion i vërtet.

Trent e zgjodhi për lojtarin perfekt, Lionel Messin si lojtarin më të mirë me këmben e djathtë por njëkohësisht edhe si lojtarin më të mençur, derisa i ka bashkuar edhe aftësitë e De Bruyne, Traore, Salah, Van Dijk, Milner dhe Neymar.

“Edhe në rast që nuk është afër topit, ai gjithmonë është në aksion, nëse tentoni të luani lojën tuaj, tentoni të sulmoni, por ai është gjithmonë në mendjen tende sepse në rast se iu e dërgoni topin të ai, pastaj mund të ndodh çdo gjë. Ai mund të bej çdo gjë nga secila pozitë në fushë”, u deklarua Arnold.

“Edhe në rast se nuk është duke shikuar tek ju, duhet të jeni të vëmendshëm sepse ai i sheh gjërat të cilat ti nuk mund ti shohësh”.

Ndërsa sa i përket lojtarit më këmbe të djathë, ai ka zgjedhur mesfushorin belg të Manchester Cityt, Kevin de Bruyne.

“Ai është pasuesi më i mirë me të cilin kam luajtur kundër, por De Bruyne është ai lojtari i cili kur unë i shikoj ndeshjet e tij dhe kur ai bën një pasim unë jam i mahnitur dhe them “uaa”!”, shtoi ai.

Por lojtari perfekt nuk do të ishte aq perfekt edhe pa shpejtësinë e duhur, edhe për shpejtësi ka zgjedhur lojtarin spanjoll Adama Traore.

“Për shpejtësi, Adama Traoren natyrisht!, mënyra se si ai e ndryshon drejtimin dhe vrapon, un asnjëherë nuk jam ndier më i pafuqishëm kundër ndokujt.”

Për motorin, fuqinë dhe goditjet me kokë, ai zgjodhi tre bashkëlojtarët e tij, për motorin zgjodhi James Milner, për fuqinë Mohammed Salah, dhe për goditjet me kokë, mbrojtësin Virgil van Dijk.

E vetmja gjë që i mungon deri tani janë shkathtësitë të cilat, Trent vendosi të zgjedhtë yllin brazilian, Neymar. 

(Kosova Sot Online )