Reali ndjek Barçën, kërkon nga futbollistët uljen e pagave

  • S.A /
  • 13 November 2020 - 13:33
Reali ndjek Barçën, kërkon nga futbollistët uljen e pagave

Pas skuadrës së Barcelonës, edhe Real Madridi do të fillojë të bisedojë me lojtarët për shkurtimin e pagave.

Madrilenët janë duke projektuar buxhetin për vitin 2021, i cili nuk pritet të jetë i lehtë, shkaku i krizës financiare të shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

Klubet janë në vështirësi pas krizës financiare, disa nga to kanë vendosur që të shesin edhe yjet e tyre, ndërsa Real Madridi edhe pse nuk qëndron me probleme të borxheve si skuadra katalonase, ata do të fillojnë që të bisedojnë rreth një ulje të mundshme të pagave.

Në fillim do të komunikojnë me kapitenët e klubit me Serigo Ramos, Marcelon, Karim Benezeman dhe Raphael Varane.

Por, madrilenët do të fokusohen ne yjet si Haaland, Kylian Mbappe që të arrijnë ti sjellin në afatin kalimtar të verës, pasi që në afatin e fundit kalimtar nuk kanë blerë asnjë lojtarë të vetëm dhe kjo po vërehet pasi Reali po kalon një sezon me ulje ngritje. 

(Kosova Sot Online )