Konfuzion për testin pozitiv të Salah, pasi që Federata shlyen postimin për egjiptianin

  • E.K /
  • 13 November 2020 - 17:47
 Konfuzion për testin pozitiv të Salah, pasi që Federata shlyen postimin për egjiptianin

Sulmuesi i Reds, i cili është mbledhur me Kombëtaren e tij, u tha që është testuar pozitiv me COVID-19, por postimi është shlyer papritur nga Kombëtarja e Egjiptit

Liverpool është në konfuzion pasi që Federata e Futbollit të Egjiptit (EFA) tha se sulmuesi Mohamed Salah është testuar pozitiv me koronavirus – para se ta shlyejnë deklaratën e tyre.

Salah për momentin është me Kombëtaren me Egjipt, i cili fillimisht tha të premten se ylli i Kombëtares se tyre është në vetizolim

Deklarata që u shlye nga EFA thoshte: Testet mjekësore të bëra në Kombëtaren tonë thonë se lojtari i jonë Mohamed Salah, ylli i Liverpoolit, është infektuar me koronavirus pasi kështu kanë treguar testet e kthyer, edhe pse ai nuk ka ndonjë siptomë. Të tjerët janë testuar negativë.

“Ylli i jonë ndërkombëtarë është duke respektuar protokollet mjekësore pasi që ka pasur kontakt me mjekun e skuadrës, Mohammed Abu Al-Ola, dhe klubi i tij anglez, Liverpool derisa ai është izoluar nga të gjitha kontaktet që ka pasur. Ylli i jonë do të këtë kontrolle të reja në orët në vazhdim”.

Megjithatë, EFA e ka larguar këtë deklaratë dhe ka vendosur një tjetër duke thënë se tre lojtarë të Egjiptit dhe kundërshtarët e tyre, Togo janë testuar pozitiv dhe do të bëjnë teste përsëri para ndeshjes.

Nëse Salah është pozitiv për koronavirus, do të jetë një goditje e madhe për menaxherin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili tashmë ka humbur edhe mbrojtësin Joe Gomez shkaku i lëndimit me Kombëtare. Angleze u lëndua gjatë stërvitjeve dhe pritet që të bëhet operim në gju dhe ai pritet të jetë disa muaj jashtë.

Virgil van Dijk, Fabinho dhe Trent Alexander-Arnold janë disa nga futbollistët që do të mungojnë shkaku i lëndimeve për kampionët e Premier Ligë.

(Kosova Sot Online)