Raul Jimenez konfirmon interesimin e Manchester United për shërbimet e tij

  • E.K /
  • 13 November 2020 - 20:38
 Raul Jimenez konfirmon interesimin e Manchester United për shërbimet e tij

Sulmuesi meksikan ka konfirmuar interesimin e Djajve të Kuq dhe Juventusit, të cilët e kërkuan atë gjatë kësaj vere por ai qëndroi në Wolves pasi që është i lumtur të skuadra aktuale.

Raul Jimenez ka konfirmuar se Manchester United e ka kontaktuar atë për të nënshkruar gjatë verës por ai nuk dëshiron tani të kalojë në Old Trafford.

“Një ditë pasi u zgjova mësova se Juventus me kërkonte, një ditë tjetër Manchester United dhe mesa di unë kam pasur edhe oferta tjera. Por, nuk pati oferta konkrete. Unë jham shumë i lumtur te Wolves”, ka thënë ai për TUDN.

“E vërteta është se jam shumë i lumtur në Wolverhampton. Nuk ka asgjë të keqe të jesh në një vend ku ndihesh mirë”.

Ish sulmuesi i Benficas ju bashkua Wolves për një rekord të klubit për 30 milionë funte më 2019 dhe për momentin është grumbulluar me Meksikën ku do të përballet me Korenë e Jugut në një miqësore që do të zhvillohet të shtunën me Korenë e Jugut ndërkaq tri ditë më vonë ata do të përballen me Japoninë.

(Kosova Sot Online)