Kosova U 21 humb nga Shqipëria U21, lojtarët e Prekazit dështuan të shenojnë me golin zbrazur

  • E.K /
  • 13 November 2020 - 22:05
 Kosova U 21 humb nga Shqipëria U21, lojtarët e Prekazit dështuan të shenojnë me golin zbrazur

Kosova U21 ka pasur edhe një paraqitje tepër të dobët në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021 për grupmoshat U21. Ata sot kanë humbur me rezultat minimal kundër Shqipëria U21 0-1. Edhe pse Kosova U21 dominoi, ata nuk ishin në gjendje që ta finalizojnë një aksion, madje nuk arritën që të shenojnë edhe me golin zbrazur në minutën e 50-të te ndeshjes

Ashtu si Kombëtarja A e Kosovës njëjtë është edhe gjendja në Kosovën U21 që udhëhiqet nga trajneri Rafet Prekazi.

Shumë shanse, por që nuk u finalizua asnjë nga Kosova e që në fund Shqipëria kthehet në Tiranë me tri pikë të reja.

Pjesa e parë filloi shumë më mirë për Shqipërinë U21 të cilët kërkonin që të vinin të goli i parë.

Ata do të vinin të ky gol në minutën e 35-të ku pas një goditje nga këndi, në zonë do të gjendej më së miri Çokaj i cili shënoi giolin që doli të jetë goli i fitores për Shqipërinë.

Në pjesën e dytë, Kosova U21 vazhdoi të dominonte por që nuk arriti që të shënoi gol.

Rastin më të mirë për të barazuar Kosova e pati në minutën e 49 por Ibrahimi nuk ishte në gjendje ta plasonte topin në rrjetë edhe pse nuk ishte asnjë metër larg saj por atë e plasoi në shtyllë.

Një mundësi të mirë për gol e pati edhe Mustafa i cili goditi fuqishëm në minutën e 56-të por priti portieri Selmani i Shqipërisë.

Shqipëria në minutat e fundit diti ta menaxhoi situatën dhe arriti që në fund të kthehet në shtëpi me 3 pikë duke e blinduar kështu pozitën e tretë në Grupin 3 të kualifikimeve për Euro 2021.

Kosova U21 mbetet e pesta me 3 fitore e gjashtë humbje nga nëntë ndeshje të zhvilluara.

(Kosova Sot Online)