Berisha: Fitojmë ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë për vendin e parë në grup!

  • G.G /
  • 14 November 2020 - 14:43
Berisha: Fitojmë ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë për vendin e parë në grup!

Etrit Berisha u shfaq i bindur dhe i sigurt në konferencën për shtyp, përkrah trajnerit Edy Reja në vigjilie të sfidës ndaj Kazakistanit se kuqezinjtë do i fitojnë dy ndeshjet e radhës në Nations League dhe do e mbyllin grupin 4 në Ligën C në vendin e parë. Kapiteni i kuqezinjëve vlerësoi gjithsesi Kazakistanin duke e cilësuar një kundërshtar shumë të rrezikshëm në kundërsulm, ndërsa shtoi se në ndeshjen e parë ndaj kazakëve Shqipëria bëri një paraqitje shumë të mirë, por i mungoi vetëm goli.

”Çdo fitore të jep siguri dhe motiv më të madh për të shkuar edhe në ndeshjet e tjera. Ndeshja me Kosovën e ka rëndësinë e vet, pro jo sikur ajo me Kazakhistanin. Ne jemi të koncentruar për këtë ndeshje. Trajneri ka bërë disa ndërrime. Gjithë djemtë bënë një punë të mirë. Në të ardhmen mund të ketë vështirësi për formacionin. Besoj se këto dy ndeshje do i fitojmë”.

“Kemi lojtarë me eksperiencë dhe të ri që po bëjnë mirë. Ndeshja e fundit ishte e mirë për të gjithë. Me ardhjen e disa lojtarëve, kualiteti do rritet edhe më shumë. Këto ndeshje që duhen pikë duhet të jemi të gjithë bashkë. Shiriti i kapitenit? Nuk ndryshon asgjë, pasi unë jap gjithmonë maksimumin. Nesër na pret një ndeshje e rëndësishme. Mendoj se jemi më mirë se Kazakistani, po e përgatisimin ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Faktori shtëpi do ndikojë”.

“Patëm paraqitje të mirë atje, kishim raste të pastërta shënimi. Po t’i shënonim, do flitej ndryshej. Unë mendoj se ekipi reagoj mirë, duke krijuar raste, por mungoi goli. Tani jemi në shtëpi dhe të tregohemi më konkret. Kazakistani? Janë mirë të organizuar në mbrojtje. Në këtë pjesë jemi përgatitur mirë dhe do shfrytëzojmë gabimet. Nuk ka ndeshje të lehta, trajneri e ka përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme”, përfundoi Etrit Berisha. 

(Kosova Sot Online)