Emerson i jep sinjale Interit dhe Juventusit: “Më mungon Serie A”

  • G.G /
  • 14 November 2020 - 15:18
Emerson i jep sinjale Interit dhe Juventusit: “Më mungon Serie A”

Emerson Palmieri e ka pranuar se i mungon Serie A dhe se do të dëshironte të rikthehet, kështu që Interi dhe Juventusi mund të luftojnë kokë më kokë për shërbimet e mbrojtësit të Chelseat.

26-vjeçari tregoi për këtë dëshirë në konferencë për media me Italinë.

“Kam pranuar disa oferta, jo vetëm nga Italia, por s’ka ende asgjë konkrete. Qartë më mungon Serie A dhe do të doja të rikthehesha”, tha Emerson.

“Nuk e di nëse do të ndodhë në janar, ose disa vite më vonë. Gjërat ndryshojnë shpejt në futboll”.

Sipas Tuttosport, Interi dhe Juve e duan lojtarin dhe do të luftojnë për shërbimet e tij në afatin kalimtar të janarit. Chelsea pagoi 20 milionë euro për ta marrë atë nga Roma në janarin e vitit 2018, por ai ka bërë vetëm katër paraqitje këtë edicion me Frank Lampardin dhe asnjëra prej tyre s’ka qenë në Premierligë. 

(Kosova Sot Online)