Dybala ende larg një marrëveshjeje të re me Juven

  • G.G /
  • 14 November 2020 - 17:29
Dybala ende larg një marrëveshjeje të re me Juven

Juventus ende e paguan 5 milionë euro në vit Paulo Dybalan dhe është larg kërkesave të tij të reja për pagë vjetore, shkruan Tuttosport, me zgjatjen e kontratës së argjentinasit që me sa duket vështirë do të ndodh

Argjentinasi është në bisedime për disa muaj me klubin, por të dyja palët nuk duket se janë afër arritjes se një marrëveshjeje.

Sipas së përditshmes se sotme sportive, Tuttosport, propozimi që i është afruar atij është 10 milionë euro për sezon.

Agjenti i tij është duke kërkuar 15 milionë euro, një shifër kjo që bardhezinjtë nuk janë të përgatitur ta paguajnë.

Marrëveshja e Dybalas skadon më 2022 dhe sa më gjatë që shkon pa kontratë aq më shumë rriten gjasat që ai të shitet.

Deri me tani nuk ka pasur palë të interesuar dhe Juventusi çdo verë ka dëgjuar ofertat për të, madje edhe në rastet kur futbollisti nuk ka dashur të largohet.

Disa nga skuadrat e interesuara për Dybala janë Tottenham Hotspur, Manchester United, Real Madrid dhe PSG. 

(Kosova Sot Online)