Jurgen Klopp n’telashe, probleme edhe për Robertsonin

  • E.K /
  • 15 November 2020 - 17:42
 Jurgen Klopp n’telashe, probleme edhe për Robertsonin

Robertson i shtohet listës së gjatë të dëmtimeve te Liverpooli.

Andy Robertson nuk është përfshirë në skuadrën e Skocisë për ndeshjen në Nations League kundër Sllovakisë.

Mbrojtësi i Liverpoolit ka probleme muskulore, lëndim i pësuar në fitoren dramatike me penallti kundër Serbisë te enjten, ku Skocia siguroi një vend në Kampionatin Evropian.

Klopp tani është në telashe të mëdha, pasi të dëmtuar ka edhe Virgil van Dijk, Joe Gomez, Trent Alexander-Arnold dhe Fabinho.

(Kosova Sot Online)