Munishi: “Nuk merituam të humbim, më pëlqeu paraqitja Zhegrovës dhe frizura e tij”

  • S.A /
  • 16 November 2020 - 08:35
Munishi: “Nuk merituam të humbim, më pëlqeu paraqitja Zhegrovës dhe frizura e tij”

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka pësuar humbje ndaj Sllovenisë në Lubjanë.

Ndeshja e vlefshme për grupin C3 u mbyll me rezultat 2:1, me dy skuadrat që kishin raste të shumta shënimi.

Pas përfundimit të ndeshjes ka reaguar edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi i cili ka shkruar në rrjetin e tij social se Kosova nuk e meritoi të pësonte humbje duelin kundër Sllovenisë.

Ai ka shkruar se i ka pëlqyer përformanca e Edon Zhegrovës si dhe frizura e tij.

(Kosova Sot Online )