Pogba e dobët Man Unitedin: Po përjetoj periudhë të rëndë, Franca më bën të lumtur

  • S.A /
  • 16 November 2020 - 10:58
Pogba e dobët Man Unitedin: Po përjetoj periudhë të rëndë, Franca më bën të lumtur

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka thënë se po kalon nëpër periudhën më të vështirë në karrierë, por këmbënguli se po e gjen lumturinë te Kombëtarja e Francës.

Mesfushori francez numëron vetëm 10 paraqitje për Unitedin në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve këtë sezon, por është përfshirë në 11-shën startuese vetëm në gjysmën prej tyre, raporton Gazeta Express.

Trajneri i Unitedit Ole Gunnar Solskjaer nuk e ka filluar sezonin në mënyrën më të mirë, pasi që qëndrojnë të 14-tit në Premierligë pas shtatë ndeshjeve.

27-vjeçari në ndeshjen kundër Portugalisë, luajti rol kyç në fitoren e së shtunës mbrëma.

“Unë kurrë nuk kisha një periudhë kaq të vështirë në karrierën time,” tha Pogba.

“Skuadra e Francës është ajër i pastër, grupi është i jashtëzakonshëm, është magjike”.

Trajneri i kombëtares franceze Didier Deschamps, simpatizon yllin e Manchester United dukë shpresuar që ta ndihmojë atë për të gjetur formën e tij më të mirë.

“Ai është në një situatë me klubin e tij me të cilin ai nuk ndihet i lumtur, njëlloj si me kohen e tij që luan apo me pozitën ku duhet të luaj”, tha Deschamps.

“Ai nuk është në formën më të mirë, pasi ka kaluar nëpër disa lëndime dhe së fundmi me COVID-19, të cilat e larguan nga forma e tij. Ai duhet të gjej ritmin e tij”, shtoi ai.

Pogba ende ka shans që të tregoje aftësitë e tij me Francën në ndeshjen kundër Suedisë në Ligën e Kombeve të martën, dhe shpreson që të jetë përsëri në 11-shën startuese te United për të shtunën.

(Kosova Sot Online )