Lexoni edhe:
ZYRTARE: Gani Sejdiu emërohet trajner i skuadrës së njohur kosovare
Manchester United nuk e ka nisur mirë këtë edicion në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.
Pas shtatë ndeshjeve të para, Djajtë e Kuq kanë tri fitore, një barazim dhe tri disfata, ku kanë pësuar 14 gola.
Kjo ka bërë që drejtuesit e gjigantit anglez të mendojnë për përforcimin e repartit defensivë gjatë afatit kalimtar të janarit.
David Carmo është emri i ri në listën e Manchester Untied, me mbrojtësin e ri portugez që ka filluar shkëlqimin.
21-vjeçari që luan në pozitën e mbrojtësit qendror, ka shkëlqyer në këtë fillim sezoni te Sporting Braga dhe ka rritur dukshëm çmimin e tij.
ZYRTARE: Gani Sejdiu emërohet trajner i skuadrës së njohur kosovareLexoni edhe:
ESPN ka raportuar se drejtuesit e gjigantit anglez tanimë kanë nisur kontaktet e para me homologët portugez për mbrojtësin.
Carmo ka kontratë afatgjate deri në vitin 2025 me Bragën, por që ka klauzolë largimi prej 40 milionë euro, klauzolë që United është gati ta paguajë.
(Kosova Sot Online )