Bendtner: I gjeta Pirlon, Buffonin dhe 10 të tjerë duke pirë cigare në banjo

  • S.A /
  • 16 November 2020 - 16:15
Bendtner: I gjeta Pirlon, Buffonin dhe 10 të tjerë duke pirë cigare në banjo

Nicklas Bendtner ka thënë se pirja e duhanit është gjë e cila ndodh te çdo skuadër, por gjatë kohës sa ishte pjese e Juventusit, ai insiston se i ishte bërë si traditë.

Danezi ishte pjesë e Juves gjatë sezonit 2012/2013 dhe me “Bianconeri” në kohë të shkurtër e fitoi titullin e Serie A

Bendtner ishte huazuar nga skuadra angleze Arsenal te gjiganti italian dhe kishte luajtur vetëm në 11 ndeshje gjatë sezonit.

“Ishte dita ime e parë dhe nuk mund t’i gjeja djemtë, ishte e çuditshme, por pastaj i gjeta 10 apo 12 nga ta në tualet, me kafe duke biseduar dhe shijuar bisedën me cigare”, tha Bendtner.

“Më ka bërë të ndihem mirë dhe sikur do ta shijoja kohën time këtu duhet kuptuar që pirja e duhanit nuk ka qenë ndonjë gjë e madhe në Itali”, shtoi ai.

“Kanë qenë edhe lojtarë të mëdhenj si Andrea Pirlo dhe Gianluigi Buffon, të dy në grupin të cilët i pashë duke pirë cigare. Në rast se e shikon karrierën e tyre dhe se sa profesionistë ata janë, atëherë nuk mund të mendosh ndonjë gjë të tillë për ta”, përfundoi Bendtner. 

(Kosova Sot Online )