Rrëfimi emocional me lot në sy i Tevez: Qaj edhe në zhveshtore për babanë tim gjatë ndeshjeve

  • S.A /
  • 17 November 2020 - 10:45
Rrëfimi emocional  me lot në sy i Tevez: Qaj edhe në zhveshtore për babanë tim gjatë ndeshjeve

Carlos Tevez thotë se qan në zhveshtore gjatë pushimit mes pjesëve gjatë ndeshjeve të futbollit, për shkak të shëndetit të ligë të babait të vet.

Ish-ylli i Manchester United, Manchester City dhe Juventus, tani 36-vjeçar, u rikthye në atdheun e vet Argjentinë në vitin 2018 dhe u bë kapiten i klubit të fëmijërisë, Boca Juniors.

Së fundmi, babai i tij, Raimundo Tevez, është duke u përballur me probleme të rënda shëndetësore.

Ai i kaloi 45 ditë në kujdes intensiv pasi u infektua me koronavirus. Ai u lirua nga spitali në Buenos Aires në fillim të shtatorit por pak javë më vonë shëndeti i tij u përkeqësua.

Raimundo vuan nga diabeti dhe raportohet se kjo sëmundja i është rënduar pas ndikimit që COVID-19 ka pasur në të.

“Është shumë e vështirë. Kam emocione të ndryshme. Nganjëherë ndihem mirë, nganjëherë shkoj dhe qaj gjatë pushimit mes pjesëve. Nuk mund ta shpjegoj”, tha Tevez për ESPN Argentina.

“Këto janë kohë të vështira. E vizitoj babanë dhe pastaj duket të bëhem i fortë për të luajtur futboll”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )