Trajneri i Argjentinës i lumtur me Messin, pas frikës nga lëndimi

  • S.A /
  • 17 November 2020 - 10:53
Trajneri i Argjentinës i lumtur me Messin, pas frikës nga lëndimi

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, është i kënaqur me Messin, pas frikës për një lëndim të mundshëm.

Pas një shqetësimi për dëmtimin e yllit të ekipit, Scaloni është i lumtur me atë se çfarë ka parë nga Lionel Messi gjatë përgatitjeve për ndeshjen kundër Perusë, e vlefshme për kualifikim në Botërorin 2022. 

Scaloni është i lumtur me Messin, i cili do të bëj paraqitjen e tij të 142-të me kombëtaren Argjentinase sonte kundër Perusë, duke e barazuar legjendën e Brazilit, Cafu, si lojtari i pestë jugamerikan më me së shumti paraqitje.

“Unë e pashë atë mirë dhe nuk kishte ndonjë problem, kjo është gjëja më e rëndësishme”, u shpreh Scaloni.

Argjentina do të tentojë ta ruajë ecurinë pa humbje në kualifikime të Botërorit edhe në ndeshjen kundër Perusë.

Argjentina është në vendin e dytë në renditje me shtatë pikë, pas dy fitoreve dhe një barazimi.

Renditjes së Amerikës së Jugut i prin Brazili me nëntë pikë nga tri ndeshje deri tani. 

(Kosova Sot Online )