Trajneri De Biasi: Azerbajxhani im më i fortë se Shqipëria që e dërgova në Euro 2016

  • G.G /
  • 17 November 2020 - 13:02
Trajneri De Biasi: Azerbajxhani im më i fortë se Shqipëria që e dërgova në Euro 2016

Trajneri i Azerbajxhanit, Gianni De Biasi, beson se ekipi kombëtar azer është më i mirë se ekipi kombëtar i Shqipërisë që ai e drejtoi para katër vjetëve.

Gianni De Biasi i ka zhgënjyer të gjithë shqiptarët me deklaratat e tij të fundit, duke thënë se Kombëtarja kuqezi e 2016-s, me të cilën shkroi historinë shqiptare duke e dërguar në Kampionatin Evropian për herë të parë, ishte më e dobët se Kombëtarja e Azerbajxhanit të cilën e drejton tani.

Duke folur para ndeshjes së fundit të Azerbajxhanit në grup në Ligën e Kombeve, pas të cilës po të përcaktohet fati i azerëve në Ligën C, trajneri italian tha se ekipi i tij ka potencial më të madh se kuqezinjtë.

“Ne kemi lojtarë të mirë. Unë i jap rëndësi çdo detaji, që nga ushqimi i lojtarëve e deri te pushimi. Siç e kam thënë nga dita e parë, ne duhet të ndryshojmë mentalitetin, ia kam shpjeguar se ata kanë potencial”, tha De Biasi.

“U shpjegova lojtarëve që unë jam kualifikuar në Kampionatin Evropian me një skuadër më të dobët se ata. Këta lojtarë duhet të kenë besim te potenciali i tyre”, shtoi De Biasi. 

(Kosova Sot Online)