Barcelona, Manchester United, Tottenham dhe Juventus pas Adama Traores

  • G.G /
  • 17 November 2020 - 13:05
Barcelona, Manchester United, Tottenham dhe Juventus pas Adama Traores

Adama Traore është një nga lojtarët më të ndjekur në futbollin evropian. Kohëve të fundit ai ka qëndruar në bankën rezerve te skuadra angleze Wolves, gjë e cila ka rihapur temën mbi të ardhmen e mesfushorit.

Një tjetër arsye që mund ta shtyjë drejt largimit 24-vjeçarin është edhe dështimi i bisedimeve për rinovimin e kontratës ku sipas shtypit spanjoll, oferta e klubit është më pak se sa pretendon spanjolli.

Në janar klube si Barcelona, Manchester United, Tottenham dhe Juventus mund të bëjnë një tentative teksa çmimi i kartonit të lojtarit është 40 milionë euro.

Këtë sezon, Traore ka startuar vetëm tri herë në tetë ndeshje duke u inkuadruar pesë herë nga banka rezerve, për dallim nga i gjithë sezoni i kaluar i cili vetëm 10 herë ishte inkuadrua nga banka rezerve.

24-vjeçari kishte debutuar këtë vit edhe për kombëtaren spanjolle, nën urdhrat e trajnerit Luis Enrique.

Më herët, ai ka qenë edhe pjese e akademisë së Barcelonës por që kishte debutuar edhe me klubin e parë duke shënuar edhe një gol në tri paraqitjet e tij të vetme për katalonasit, të cilët dëshirojnë të rikthejnë ne skuadër spanjollin.

(Kosova Sot Online)