Shqipëria e do fitoren me çdo kusht përballë Bjellorusisë, është ‘Lufta’ për kreun e tabelës

  • S.A /
  • 18 November 2020 - 10:22
Shqipëria e do fitoren me çdo kusht përballë Bjellorusisë, është ‘Lufta’ për kreun e tabelës

hqipëria do të jetë nikoqir i Bjellorusisë në rrethin e gjashtë të Ligës së Kombeve, përkatësisht Liga C, Grupi 4.

Kombëtarja kuqezi do përballet me bjellorusët nga ora 16:00 në stadiumin “Ari Albania”, derisa i kërkojnë vetëm tri pikë.

Për këtë takim, Edy Reja do të jetë pa Elseid Hysajn që që ka rezultuar pozitiv me COVID-19, por gjasat nuk është që minimizohen për ta.

Bjellorusia është lider i grupit me dhjetë pikë, ndërsa tanët qëndrojnë vetëm dy pikë mbrapa.

Skuadra që do e fitojë këtë duel, do të kalojë në Ligën B në sezonin e ardhshëm, derisa do të ketë shansin të marrë pjesë edhe në play-offin e Ligës së Kombeve, për të tentuar që të kualifikohen direkt në Kampionatin e ardhshëm Evropian.

Reja është në dijeni për rëndësinë e ndeshjes dhe do të kërkojë nga lojtarët e tij që të japin maksimumin në fushë.

Shqipëria cilësohet si favoritë në këtë takim, pasi jo vetëm që luajnë në shtëpi, mirëpo kanë edhe lojtarë më cilësorë.

Nga ora 16:00, do të përcaktohet fituesi dhe lideri i grupit në takimin e fundit për edicionin e dytë të garës më të re nga UEFA, derisa ndeshja e parë ishte fituar 2-0 nga Shqipëria. 

(Kosova Sot Online )