Befasojnë Dardanët, para ndeshjes me Moldavinë i mbështesin të mbijetuarit e dhunës seksuale në luftën e Kosovës

  • S.A /
  • 18 November 2020 - 10:42
Befasojnë Dardanët, para ndeshjes me Moldavinë i mbështesin të mbijetuarit e dhunës seksuale në luftën e Kosovës

Grupi i tifozëve “Dardanët” i është bashkuar fushatës sensibilizuese “Bëhu zëri im” në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, para takimit të sotëm të verdhekaltërve kundër Moldavisë në stadiumin Fadil Vokrri.

Numri i viktimave të dhunës gjatë luftës së fundit në Kosovë besohet të jetë rreth 20 mijë dhe për t’i mbështetur ato është krijuar fushata “Bëhu zëri im” para disa viteve. Kësaj fushate i janë bashkuar edhe mbështetësit e mëdhenj të Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”.            

                                                              

“Për heroinat tona, sot stadiumi ‘Fadil Vokrri’ bën jehonë. Ne jemi zëri juaj dhe ju jeni forca jonë. ‘Dardanët’ mbështesin fushatën senzibilizuese ‘Bëhu zëri im’ në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, kanë thënë “Dardanët” në një shkrim në Facebook.

(Kosova Sot Online )