Courtois e mohon: Nuk është e vërtetë që kam pasur marrëveshje me Barcelonën

  • S.A /
  • 18 November 2020 - 12:25
Courtois e mohon: Nuk është e vërtetë që kam pasur marrëveshje me Barcelonën

pjesë e skuadrës angleze Chelsea, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse tri vite te Atletico Madrid. “Nuk është e vërtetë që kam pasur marrëveshje”, u deklarua Courtois.

 “Unë isha te Chelsea, duke luajtur në huazim te Atletico, unë e dija që do të rikthehem te Chelsea dhe dëshiroja të luaja atje”.

“Unë nuk e di se për çfarë arsyeje e kanë thënë, por nuk është e vërtetë”, shtoi belgu.

“Nuk mendoj që duhet të flas për çdo gjë që shkruhet në gazeta”, reagoi portieri i Real Madridit.

“Unë mendoj që tifozët e kane ditur ëndrrën time që ka qenë gjithmonë të luaj për Real Madridin, dhe jam i lumtur këtu”.

Gjithashtu në konferencën për shtyp, ai foli edhe për portierin legjendar të Danimarkës Peter Schmeichel.

“Unë e mbaj mend atë, por idhujt e mi kanë qenë Edwin van der Sar dhe Iker Casillas”, përfundoi 28-vjeçari. 

(Kosova Sot Online )