Fabregas: Mourinhon e ka mik, me Guardiolën nuk flas

  • G.G /
  • 18 November 2020 - 15:22
Fabregas: Mourinhon e ka mik, me Guardiolën nuk flas

Cesc Fabregas është shumë i lidhur me skuadrën e Barcelonën, pasi që ka qenë pjese e akademisë së La Masias dhe u rikthye të luante për ekipin e parë nën urdhrat e Pep Guardiolës.

Por, mesfushori spanjoll, edhe pse ishte rikthyer te klubi i fëmijërisë për të luajtur nën urdhrat e Guardiolës, e zgjodhi Jose Mourinhon si trajnerin e tij të preferuar,

“Mourinho ka qenë ai i cili më ka inspiruar më së shumti të largohem nga Barcelona”, tha Fabregas.

“Ai më foli për kohën që kemi qenë rival në fushë kur ai ishte te Chelsea dhe unë isha te Arsenal, pastaj ai ishte në krye të Real Madridit dhe unë isha te Barcelona, por e gjithë kjo mbaroi aty, kur ai më tregoi për projektin e tij dhe unë ende vazhdoj të flas më të dhe e konsideroj si një mik, ai më ka ndihmuar shumë dhe ndoshta me të kam luajtur njërin nga sezonet më të mira të mijat”, tregoi spanjolli.

“Me Guardiolën nuk kam folur më. Janë disa gjëra të cilat kanë ndodhur dhe unë nuk dua të flas për to”, shtoi Cesc.

“Ai ka qenë personi prej të cilit kam mësuar më së shumti, si lojtar, si një idhull dhe më vonë edhe si trajner”.

Cesc Fabregas u transferua te skuadra e Chelseat nga Barcelona në vitin 2014.

(Kosova Sot Online)