Vjen urimi i Napolit për Rejan dhe Shqipërinë pas promovimit në Ligën B

  • S.A /
  • 19 November 2020 - 09:35
Vjen urimi i Napolit për Rejan dhe Shqipërinë pas  promovimit në Ligën B

Klubi italian Napoli e ka uruar Edoardo Rejan dhe Shqipërinë e tij për promovimin në Ligën B – nivelin e dytë të futbollit në Ligën e Kombeve.

Edoardo Reja e ka drejtuar Napolin nga viti 2005 deri në 2009, një periudhë e mbushur me emocione për tifozët e kaltër dhe për vetë trajnerin i cili asnjëherë nuk e ka fshehur dashurinë që ka për këtë klub.

Pas suksesit që Reja pati me kombëtaren shqiptare në Ligën e Kombeve, ku u ngjit në Ligën B ka ardhur edhe urimi i klubit të Napolit për trajnerin pasi të kaltrit e kanë ruajtur gjithmonë respektin për Rejan.

“Komplimente zotëri Reja për ngjitjen në Ligën B të Ligës së Kombeve me kombëtaren e Shqipërisë”, shkruhet në postimin e Napolit në Twitter.

(Kosova Sot Online )