Evropiani i Xhudos: Krasniqi në çerekfinale, Loxha eliminohet në rrethin e dytë

  • G.G /
  • 19 November 2020 - 14:07
Evropiani i Xhudos: Krasniqi në çerekfinale, Loxha eliminohet në rrethin e dytë

Distria Krasniqi ka arritur në çerekfinale të Kampionatit Evropianit në Xhudo, ndërkohë që Flaka Loxha është eliminuar në rrethin e dytë.

Krasniqi e arriti çerekfinalen në kategorinë deri në 48 kilogramë pas fitores kundër Aisha Gurbanlin në Evropianin që po mbahet në Pragë të Republikës së Çekisë.

Kosovarja fitoi vetëm falë tri dënimeve shido që i mori kundërshtarja e saj, sepse deri në atë moment lufta ishte e barabartë.

Ndërkohë, ditë e pafat ishte për Loxhën.

Loxha në luftën e dytë u mposht nga medalistja e bronztë e botës Julia Kopalczyk me një ëaza-ari. Loxha në raundin e parë në kategorinë deri 57 kilogramë e kishte mposhtur ukrainasen Mariia Skora.

Nesër garon Loriana Kukan ë kategori deri 78 kilogramë.

(Kosova Sot Online)